Higuain më në fund kthehet te Juventusi

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain më në fund është kthyer në Itali pasi ka kaluar gati dy muaj në shtetin e tij, Argjentinë.

Sipas Football-Italia, Higuain është parë të premten në aeroportin e Torinos. Ai së shpejti pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se të izolohet për dy javë.

Qëndrimi i tij i gjatë në Argjentinë ka ngjallë spekulime lidhur me të ardhmen e sulmuesit te Juventusi. Higuain ka udhëtuar në Argjentinë për të qëndruar pranë nënës së sëmurë, ndërsa ishte shumë i brengosur pas paraqitjes së koronavirusit.

Nuk është sekret që River Plate synon që një ditë të transferojë Higuanin, që ka nisur karrierën te klubi nga Buenos Aires.

Kthimi i Higuainit nënkupton se të gjithë lojtarët e Juventusit tashmë janë në Torino, duke përfshirë Adrien Rabiotin.

Të ngjashme