Hyka: E merituam fitoren

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 15:33 | Nga

Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes, mesfushori Jahmir Hyka u shpreh i kënaqur me triumfin përballë maqedonasve, të cilin e konsideroi si plotësisht të merituar për atë që skuadra dha në fushë.

“Duke parë atë që treguam sidomos në pjesën e parë, mendoj se është një fitore mëse e merituar. Ishte një triumf që erdhi me vështirësi, por në fushë treguam forcë dhe vullnet. Për këtë jemi shumë të gëzuar”, tha 28-vjeçari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme