Hyrja falas për fëmijë në ndeshjen Feronikeli- AC Milan

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Nepërmjet një postimi në rrjetet sociale organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milano, njofton se biletat për fëmijët e moshës gjashtë vjeçare nuk do të kenë nevojë për biletë.

Ndërsa fëmijët e moshës shtatë vjeçare duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me një dokument identifikimi.

Ndeshja miqësore ndërmjet kampionit të Kosovës në futboll Feronikelit dhe shtatë herë fituesit të Champions League do të luhet më datë 10 gusht.

Kjo ndeshje do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Të ngjashme