Hysaj fiton përballjen me Hetemajn

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj me Napolin ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim ndaj Chievos së Përparim Hetemajt, të dielën në xhiron e 32-të të Serie A të Italisë. Hysaj luajti tërë ndeshjen për Napolin, siç luajti Hetemaj për Chievon.

Pas 32 xhirove, Napoli zë vendin e dytë me 67 pikë, 17 më pak se Juventusi që kryeson. Është skuadra e vetme që ende ka matematikisht gjasa ta zërë Juventusin. Chievo ndërkohë mbetet në pozitën e fundit me 11 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dielën në Serie A luajti edhe Blerim Xhemaili për Bolognan. Ai u aktivizua nga minuta e 72-të në barazimin pa gola të Bolognas në udhëtim ndaj Fiorentinës.

Ndërkohë Thomas Strakosha e Riza Durmishi u aktivizuan të shtunën në humbjen 1:0 që pësoi Lazio në udhëtim ndaj Milanit në një ndeshje të rëndësishme për një vend në Top 4, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Strakosha luajti tërë ndeshjen, ndërsa Riza Durmishi u aktivizua nga minuta e 74-t.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme