Ibrahimovic me video befasuese: Spanjë, po rikthehem

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar se mund të transferohet në La Liga në janar.

Sulmuesi suedez ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me La Galaxyn që skadon më 31 dhjetor të këtij vitit.

38-vjeçari është duke skuadër të re, derisa ka thënë se ai po rikthehet në Spanjë, por pa bërë të ditur se për çfarë arsye.

“Përshëndetje Spanja! A dini çfarë? Po rikthehem” ka thënë Ibra në një video të shkurtër.

Ibrahimovic po ashtu ka zgjuar interesimin edhe të Napolit dhe Bolognas në Serie A, por ende nuk dihet se ku do të luajë.

Të ngjashme