Ibrahimoviq po mendon për largim nga Milani

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Suedezi Zlatan Ibrahimoviq mund të mos qëndrojë në Milan më shumë se këtë edicion, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën.

Menaxheri i tij ka nisur të kërkojë mundësi tjera për lojtarin, për shkak të ndryshimeve që po bëhen në klubin kuqezi. Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, është larguar nga klubi dhe kjo nuk i ka pëlqyer menaxherit të Ibrahimoviqit.

Në klubin italian janë shprehur të kënaqur me paraqitjet e suedezit dhe dëshirojnë ta mbajnë edhe më gjatë. Ibrahimoviq 38-vjeçar, iu bashkua Milanit në janar të këtij viti dhe në shtatë ndeshje në Serie A, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me një asistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme