Icardi “tradhton” Interin, kalon te Juventusi

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Juventus vazhdon të mos heq dorë nga shërbimet e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas po sheh fundin e tij te Inter, pas problemeve te drejtuesit dhe trajnerin Luciano Spalletti.

Argjentinasi raporte të mira nuk ka as me tifozët e Inter, që tashmë janë vendosur në anën e kundërt të tij, duke i kërkuar largimin.

26 vjeçari edhe pas largimit nga Inter, mund të mbetet në Serie A, por të rivalët e Juventus.

‘Tuttosport’ shkruan se Icardi është në krye të listës së Juventus për të zëvendësuar Mario Mandzukic, përcjell ‘lajmi.net’.

Një emër tjetër që po pëlqehet nga Juventus është edhe ai i sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial.

Të ngjashme