Iniesta i gatshëm për “El Clasico”

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 10:24 | Nga

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madridit, në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni në Camp Nou.

32-vjeçari dëmtoi ligamentet e gjurit dhe mungoi në gjashtë ndeshjet e fundit të Barçës, derisa u rikthye në stërvitje të premten.

“Andresi po pret dritën e gjelbër të doktorëve, por kjo është veç formalitet. Ai është i gatshëm dhe ka stërvitur me ekipin. Do të jetë i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Luis Enrique.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme