Insigne humb sfidën ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Lorenzo Insigne nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij, Napolin në sfidën e së mërkurën kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Klubi italian ka konfirmuar se Insigne ka probleme me bërrylin, dhe për këtë arsye nuk është ftuar fare për këtë ndeshje, transmeton Koha.net.

Napoli është që gjashtë ndeshje radhazi pa fitore dhe i duhet një fitore në Anfield Road për të kaluar fazën e grupeve.

Skuadra e Napolit ndaj Liverpoolit është kjo: Meret, Karnezis, Ospina; Di Lorenzo, Koulibaly, Mario Rui, Luperto, Manolas, Maksimovic, Hysaj; Allan, Elmas, Fabian, Gaetano, Zielinski; Llorente, Callejon, Mertens, Younes, Lozano.

Të ngjashme