Inter bën ofertë 70 milionëshe për Lukakun

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Inter ka bërë ofertë të re për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Por megjithë këtë ata janë ende larg çmimit që Djajtë e Kuq janë duke kërkuar për belgun.

Italianët kanë bërë dy oferta paraprakisht drejt Old Trafford për sulmuesin për të cilin kanë qenë në garë me Juventusin që thuhet se ka marrëveshje personale me ta.

Inter ka hapur bisedimet me United gjatë së martës dhe ka bërë ofertën 70 milionëshe, për të skuadra nga Old Trafford kërkon edhe pesë milionë shtesë.

Të ngjashme