Inter Miami i Beckhamit pëson humbje në debutimin në MLS

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Inter Milani, klub që është në pronësi të legjendës së futbollit David Beckham, ka debutuar me humbje të dielën në ligën MLS të SHBA-së në futboll.

Inter Miami pësoi 1:0 si mysafir i Los Angeles FC. Por, përkundër humbjes, skuadra e re impresionoi me paraqitjen. Carlos Vela (44’) shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

“Moment shumë krenar për klubin tonë. Skuadra na bëri të krenohemi. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por është vetëm fillimi. Duhet të jemi krenar se sa larg kemi arritur”, ka shkruar Beckham në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Të ngjashme