Interi i dërgon ofertën e fundit Barcelonës për Rafinhan

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 17:34 | Nga

Interi nuk dëshiron të dorëzohet lehtë për yllin brazilian, Rafinha.

Zikaltërit vazhdojnë të mbajnë interesimin për Rafinhan e Barcelonës.

Raportohet se Inter do të bëjë tentativën e fundit për të blerë Rafinhan nga Barcelona, një huazim me obligim blerje për 36 milionë euro.

Mesfushori brazilian kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar në San Siro në formë huazimi duke lënë përshtypje shumë të mira, si dhe duke konfirmuar se i ka lënë pas problemet fizike.

Ai ndihmoi Interin edhe në arritjen e vendit të katërt, vend që ua siguroi Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme