Ish-futbollisti i njohur vret një person dhe plagos katër të tjerë pas një problemi në trafik

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Në Turqi ka ndodhur një incident i rëndë. Ish-futbollisti Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë me armë zjarri.

E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Pas kësaj, Ozturk është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Ozturk ka bërë karrierë në Fenerbahçe dhe Bayer Leverkusen.

Të ngjashme