Jamie Carragher: Është koha për të luajtur futboll përsëri

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ish mbrojtësi i Liverpool dhe figurë e shpeshtë në ekranet televizive si analist sportiv tani tha me bindje të plotë se fushat e stërvitjeve janë vendet e punës më të sigurta tani për tani në Mbretërinë e Bashkuar

Ai shkroi për gazetën britanike The Telegraph se nëse do të ishte ai futbollist nuk do të ngurronte të kthehej në fushë

“Mund të deklaroj me sinqeritet absolut se unë do të dëshiroja të luaja sapo të më thoshin se ishte e sigurt”.

Carragher shpjegoi më tej mendimin e tij kur vlerësoi dy gjëra pozitive nga ajo çka kishte dëgjuar nga takimi i kapitenëve të ekipeve dhe Premier League. E para se shumica dërrmuese e lojtarëve duan të luajnë, e dyta ishte se kur të ktheheshin ata nuk do të gjenin ambient pune më të sigurt sesa fushat e stërvitjes në Premier League.

Brengë e futbollistëve është kjo urgjenca e lejimit të kthimit të futbollit derisa vendi është i mbyllur që është e kuptueshme për Carragher që shtoi se me gjithë zbutjen e masave ende Mbretëria e Bashkuar mbetet larg normalitetit.

Të ngjashme