Januzaj dy javë jashtë fushe

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Adnan Januzaj ka marrë një lëndim në ndeshjen e të martës mbrëma që klubi i tij e humbi 1:0 në La Liga ndaj Valencias dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për dy javë.

Januzaj ka marrë një lëndim muskulor dhe u zëvendësua pas vetëm një orë lojë. Shkaku i lëndimit Januzaj do të humbasë në tri ndeshjet e radhës të Belgjikës në tetor kundër Bregut të Fildishtë, Anglisë dhe Islandës. Ai synon të kthehet në ndeshjen në La Liga më 18 tetor kundër Real Betisit.

“Kam marrë një lëndim të vogël të martën, asgjë serioze. Do të punoj fort që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Januzaj në Twitter.

Të ngjashme