Joviq thotë se është më i lumturi në botë që erdhi te Reali

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Luka Joviq ka thënë që është njeriu më i lumtur në botë pasi më në fund është prezantuar si lojtar i Real Madridit.

Ai ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Mbretërit, të cilët raportohet se ia kishin paguar 60 milionë euro Eintrach Frankfurt për shërbimet e tij.

“Jam njeriu më i lumtur në botë që kam nënshkruar me një klub kaq të madh”, ka thënë Joviq në fjalimin e tij.

“Jam shumë i ngazëllyer dhe i sigurt që e kam marrë vendimin e duhur. Do të jap gjithçka që ta ndihmoj Real Madridin që të fitojë më shumë trofe dhe tituj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme