Juventusi e zbulon fanellën e re

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 11:17 | Nga

Juventusi e ka zbuluar fanellën e re me të cilën do të luajë në shtëpi sezonin e ardhshëm.

Lojtarët e “Zonjës së vjetër” do ta bartin fanellën e re në ndeshjen e së shtunës kundër Veronës.

Juventusi tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Serie A, prandaj ndeshja e kësaj fundjave do të shërbejë si një aheng i vogël.

Sot, Juve e ka zbuluar fanellën e re që do ta veshin në atë ndeshje dhe sezonin tjetër. Fanella ka vetëm dy vija të trasha në pjesën e përparme dhe një në të pasmen./gazetaexpress

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme