Juventusi i cakton çmimin Ronaldos

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo do të largohet përfundimisht nga skuadra e Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual, kanë raportuar të premten mediumet italiane. Madje, thuhet se Juventusi tashmë ka caktuar edhe çmimin për lirimin e Ronaldos. Për kartonin e tij, Juventusi po kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim.

Dështimi në Ligën e Kampionëve, ku Juventusi u eliminua nga Porto në 1/8 e finales, ka bërë që drejtuesit e ekipit nga Serie A të marrin një vendim të tillë. Ronaldo 36-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse te ekipi italian u transferua në vitin 2018 nga Real Madridi për 120 milionë euro. Këtë edicion, Ronaldo ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Së fundi, interesim për yllin portugez ka shprehur Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme