Kasami shpreson të kthehet te Zvicra

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Pajtim Kasami shpreson të kthehet te përfaqësuesja e Zvicrës.

Futbollisti i Sionit të Zvicrës tregon se ka qenë në listën e gjerë të përzgjedhësit të Zvicrës Vladimir Petkoviq për dy ndeshjet e muajit të kaluar, atë kundër Islandës dhe Belgjikës.

Për Zvicrën ka shënuar dy gola në 12 paraqitje. Por, për shkak të formës së dobët është lënë jashtë përfaqësueses.

Kasami shpreson që të kthehet te Zvicra, meqë siç thotë është duke kaluar formë të mirë te Sioni.

Këtë edicion me Sionin në Superligë ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim në 13 paraqitje.

“Isha në listën e gjerë të skuadrës kombëtare për ndeshjet kundër Islandës dhe Belgjikës. Pjesëmarrja në listë shërben për të mirën e lojtarit. Unë jetoj me futbollin dhe jap gjithçka nga vetja për klub. Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë në fushë”, ka thënë Kasami për “Blick”, transmeton Koha Ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme