KB Rahoveci përforcohet në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Jalen McGaughy edhe zyrtarisht është lojtar i KB Rahovecit

Përmes një postimi në Facebook, KB Rahoveci, ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e basketbollsitit, Jalen McGaughy, shkruan Gazeta Express.

“Në 11 vjetorin e shtetit tonë kemi kënaqësinë të prezantojmë qendrën e re amerikane Jalen McGaughy, i cili do të jetë transferimi i radhës për skuadrën tonë”, shkruan nw Facebook KB Rahoveci.

“McGaughy do të jetë përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë para ndeshjeve të kupës në një spektakël qe do të mbahet në Rahovecin tonë në shtëpinë tonë. Jalen do të arrij të martën në Rahovec, ndërsa të mërkurën do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje”.

McGaughy është 24 vjeçar dhe 210 cm i gjatë me një aftësi të jashtëzakonshme në pozitën e tij.

Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave amerikane ndërsa së fundi është paraqitur edhe në Gjerogji te skuadra Cactus Tbilisi ku ka pasur ndikim të madh në skuadër, njofton më tej KB Rahoveci.

EKSKLUZIVE:Jalen McGaughy kompleton transferimin në Rahovec.Në 11 vjetorin e shtetit tonë kemi kënaqësin të…

Posted by KB Rahoveci on Sunday, February 17, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme