Khedira me gjasë do të largohet nga Juventus

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Sami Khedira ka gjasë që të largohet nga Juventus me mbarimin e sezonit.

Gjermani pritet që pas kësaj ta kalojë në kampionatin amerikan – MLS, njofton Calciomercato, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse ka nënshkruar kontratë të re verën e kaluar, blerja e Aaron Ramsey nga Arsenal dhe largimi i mundshëm i menaxherit Massimiliano Allegri mund të bëjë që Khedira të largohet.

Për të ka disa skuadra edhe nga Evropa që kanë shfaqur interesim.

Ai është duke u rikuperuar nga aritmia atriale dhe nuk pritet që të marrë ndonjë vendim për të ardhmen pa u shëruar plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme