Klopp ka kontaktuar Traoren

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e ka kontaktuar personalisht sulmuesin e krahut, Adama Traore, të cilin dëshiron ta transferoj në “Anfield Road” gjatë kësaj vere.

Mësohet se negociatat mes Liverpoolit dhe Wolverhamptonit janë në fazë të avancuar, pasi trajneri Klopp po insiston në shërbimet e Traores.

24-vjeçari, te Liverpooli shihet si zëvendësim për senegalezin Sadio Mane, i cili ka gjasa të mëdha të largohet këtë verë. Traore këtë edicion ka shkëlqyer të Wolvesi, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar dhjetë herë në 43 ndeshje në të gjitha garat. Traore ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2023.

Të ngjashme