Klubi i njohur spanjoll pritet t’i ofrojë kontratë Cannavaros

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, nga sezonin i ardhshëm mund të fillojë punën në La Liga.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka zbuluar se ai është në listën e klubit të Espanyolit, transmeton Gazeta Express.

Klubi spanjoll së fundi shkarkoi nga pozita e trajnerit Vicente Morenon, teksa thuhet se edhe drejtori sportiv, Rufete, është drejt largimit.

Pas këtyre ndryshimeve në klub, Espanyoli pritet t’i ofrojë kontratë Cannavaros.

48-vjeçari është trajner i lirë nga shtatori i vitit të kaluar, kur edhe u largua nga skuadra kineze, Guangzhou. 

Të ngjashme