Kompletohet lista e 16 ekipeve më të mira në “Champions”, këto janë rregullat e shortit

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Janë mësuar 16 ekipet që janë kualifikuar për në fazën e 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Nga katër skuadra do t’i kenë Anglia e Spanja, ndërsa nga tri Gjermania e Italia. Franca do të përfaqësohet me dy ekipe.

Shorti do të hidhet të hënën e 16 dhjetorit në mesditë, me ekipet që do të ndahen në dy vazo. Në vazon e parë do të jenë fituesit e tetë grupeve, ndërsa në vazon e dytë ekipet që përfunduan fazën e grupeve në pozitën e dytë.

Vazo e parë do të përbëhet nga:

Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A)

Bayern München (Gjermani: Grupi B)

Manchester City (Angli: Grupi C)

Juventus (Itali: Grupi D)

Liverpool (Angli: Grupi E)

Barcelona (Spanjë: Grupi F)

Leipzig (Gjermani: Grupi G)

Valencia (Spanjë: Grupi H)

Vazo e dytë do të përbëhet nga:

Real Madrid (Spanjë: Grupi A)

Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B)

Atalanta (Itali: Grupi C)

Atletico Madrid (Spanjë: Grupi D)

Napoli (Itali: Grupi E)

Dortmund (Gjermani: Grupi F)

Lyon (Francë: Grupi G)

Chelsea (Angli: Grupi H)

Si funksionon shorti?

Ekipet që përfunduan në pozitën e parë do të jenë mysafirë në xhiron e dytë.

Asnjë klub s’mund të luajë me rivalin që e kishte në grup, apo me ndonjë ekip tjetër të ligës së vet.

Të ngjashme