Konfirmohet orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Italisë

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Janë konfirmuar datat dhe koha e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë.

Çerekfinalja e parë zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Napolit në San Siro të martën, më 29 janar, nga ora 20:45, transmeton Koha.net.

Derisa një ditë më vonë zhvillohen dy ndeshje, raporton Football-Italia.

Fiorentina e pret Romën nga ora 17:30, derisa Juventusi udhëton tek Atalanta, ndeshje kjo që nis në ora 20:45.

Derisa më 31 janar Interi e pret në shtëpi Lazion nga ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme