Kosova nis me humbje në Ligën Evropiane

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:07 | Nga

Përfaqësueset e Kosovës në volejboll kanë nisur me humbje kampanjën në Ligën Evropiane, përkatësisht në “CEV Silver European League”.

Është ky niveli i dytë i Ligës Evropiane, por që për volejbollistët dhe volejbollistet e Kosovës doli të jetë shumë i fortë, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dy përfaqësueset ndeshjet e para në Ligën Evropiane i luajtën të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Volejbollistët pësuan me 3:1 në sete nga Maqedonia, ndërsa volejbollistet pësuan 3:0 në sete nga Estonia.

Ka kohë që përfaqësuesja e meshkujve i luan ndeshjet para asaj të femrave, së cilës i “rezervohen” termin më të mirë. Por ishin volejbollistët që bënë pak më shumë të dielën. Ata e fituan setin e parë ndaj Maqedonisë me rezultatin 25:20. I humbën tri setet e tjera dhe kështu edhe sfidën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme