KPP Priping kundër kampionit aktual KPP Lidhja e Prizrenit

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe sportit në Prishtinë, do të zhvillohet java e tretë e Superligës së Kosovës ne pingpong, ku në xhiron 6 do të zhvillohet ndeshja derbi kundër ekipit nga Prishtina KPP Priping dhe kampionit aktual KPP Lidhja e Prizreni.

Fituesi i kësaj ndeshje pritet të siguroj titullin e kampionit për sezonin pranverorë andaj pritet të jetë një ndeshje tejet dinamike.

Trajneri i KPP Priping Kastriot Orana për këtë ndeshje u shpreh se janë përgatitur që nga fillimi i muajt mars dhe më përforcimet e reja në klub synojnë të mposhtin klubin nga Prizreni.

“Kjo pa dyshim është ndeshja më e vështirë për neve, meqë po përballemi me kampionin e shumëfishtë të Superligës, mirëpo me transferet qe kemi bo këtë vit në klub synojmë të fitojmë këtë ndeshje. Jemi përgatit nga fillimi i muajit mars për këtë ndeshje dhe lojtarët janë shumë të motivuar për fitore” u shpreh trajneri Orana.

Ndeshja do të filloje në ora 12:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit dhe e njëjta do të transmetohet direkt në Ekonomia Online.

Të ngjashme