Kroacia synon suksesin e gjeneratës së Botërorit 1998

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:27 | Nga

Prejse ekipi i talentuar i Përfaqësueses së Kroacisë arriti në gjysmëfinale të botërorit “Franca 98”, që ishte turneu i dytë i tyre si komb i pavarur, gjeneratat e ardhshme vazhdimisht kanë qenë nën presion nga tifozët dhe mediat e vendit për të tejkaluar këtë arritje apo të paktën për të barazuar.

Pas botërorit “Franca 1998” Kroacia është eliminuar në fazën e grupeve të të gjithë turneve të mëdhenj, me përjashtim të “Euro 2008”, kur arriti deri në çerekfinale dhe “Euro 2016”, kur u eliminua në 1/8 e finales, shkruan Koha Ditore.

Eliminimi erdhi pas humbjes nga Portugalia (1:0) pas vazhdimeve.

Pjesa më e madhe e ekipit në “Euro 2016” është mbajtur edhe për fushatën e botërorit dhe Kroacia pritet që në këtë ngjarje të udhëhiqet nga lojtarët me përvojë, si mesfushorët Luka Modriq e Ivan Rakitiq dhe sulmuesi Mario Manxhukiq. Pra, në Kroaci insistojnë se ka ardhur koha që ekipi të avancojë nga faza e grupeve në botëror pas dy dekadash pritjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme