Kthimi i pabesueshëm i Shaqirit në garën elitare që e ka fituar herët

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqirit i duket një gjë e pabesueshme që është kthyer sërish në Ligën e Kampionëve, pas një stinori të kaluar zhgënjyes që pati me Stoke Cityn, kur ra nga Premier League.

Rënia nga elita angleze kishte qenë goditje e rëndë për Shaqirin, mirëpo Liverpooli i Jurgen Kloppit siguroi shërbimet e Shaqirit në verë për 14.7 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është ndjesi fenomenale që po luaj sërish në Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që kam dashur. Është një ndjenjë e pabesueshme për mua të jem në këtë nivel pas asaj që ndodhi te Stoke stinorin e kaluar. Unë kam ëndrrat e mia që të fitoj trofe me Liverpoolin”, ka deklaruar Shaqiri në një intervistë për “Daily Mirror”.

Shaqiri ka filluar të stabilizohet te Liverpooli dhe po luan gjithmonë e më tepër minuta. Ai në shtatë ndeshje në Premier League ka shënuar një gol e ka asistuar dy, ndërsa në dy paraqitje në Ligën e Kampionëve ka një asistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme