Kualifikimet për Kupën e Botës: Nis takimi Kosovë – Greqi

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar takimi i Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022 mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës do jetë në gjendje të llogarisë edhe në tifozët dardanë për herë të parë pas pothuajse dy viteve mungesë të tyre në Stadiumin Fadil Vokrri, raporton Gazeta Express.

Me masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit, 10 për qind e kapacitetit të Stadiumin Fadil Vokrri do të lejohet të mbushet me tifozë për takimin e sotëm të Grupit B kualifikues.

Ky do të jetë takimi i tretë mes Kosovës dhe Greqisë dhe dardanët janë ende në kërkim të fitores së parë ndaj helvetikëve, pas një humbjeje dhe një barazimi në dy takimet paraprake.

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në grup, Kosova e arriti fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për Botëror kur e mposhti Gjeorgjinë të enjten në Batumi.

Skuadra e Bernard Challandes synon ta përdorë motivin nga ajo fitore për ta mposhtur edhe Greqinë, në mënyrë që t’i afrohet kreut të grupit.

Verdhekaltrit mbajnë pozitën e tretë në Grupin B me vetëm tri pikë, gjashtë më pak se liderja Suedia dhe katër më pak se Spanja. Kjo e fundit e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. E parafundit është Greqia me dy pikë nga dy ndeshje, ndërsa e fundit është Gjeorgjia me një pikë nga katër ndeshje.

Kosovës i rikthehet Milot Rashica, i cili nuk u paraqit në ndeshjen e kaluar, pasi s’u lejua të udhëtonte drejt Gjeorgjisë nga ekipi i vet Norwich City, për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.

Challandes nuk do të mundë të llogarisë në Arbër Zenelin, Edon Zhegrovën dhe Bersant Celinën as në këtë takim.

Të ngjashme