Kush do ta zëvëndësojë Allegrin nëse shkarkohet nga Juventus?

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri ka bërë një fillim fantastik në Serie A me Juventusin, por koha e tij në klub mund të marrë fund pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka qenë një forcë mbizotëruese në ligën e brendshme, edhe pse tifozët e klubit italian janë të destinuar për të sfiduar titullin në garën e elitës së Evropës.

Megjithatë, Juve bleu Cristiano Ronaldon në verë për të arritur qëllimin që e ka tash e disa vite… ta sjell trofeun më të rëndësishëm në Evropë në Torino[por që nuk ndodhi], përcjell lajmi.net.

Tuttosport raporton se kampionët aktual të Serie A kanë rreshtuar dy menaxherë për të zëvendësuar Allegrin.

Sipas gazetës italiane, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp dhe trajneri i Francës Didier Deschamps janë dy emrat që kanë rënë në radarin e klubit.

Të ngjashme