Largim i papritur nga Arsenali

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Arsenal ka marrë një lajm aspak të mirë në këtë muaj.

Sven Mislintat, udhëheqësi i rekrutimit të lojtarëve të rinj, do të largohet më 8 shkurt nga Arsenali.

Ai ka qenë me skuadrën londineze që nga 1 dhjetori 2017, mirëpo vendosi të largohej e që me gjasë do të kalojë te Bayern Munich, përcjell lajmi.net

Arsenal i ka dëshiruar shumë suksese Mislintatit, ndërsa ky i fundit i ka falënderuar ata për mundësinë e ofruar.

“Është një eksperiencë mahnitëse për të punuar në një klub të madh si Arsenali, në atë që ka qenë një kohë e madhe për ndryshim. Unë jam i ngazëllyer për atë që e ardhmja ka për klubin dhe jam i gatshëm për sfida të reja për veten time”, ka shtuar më tej ai.

https://www.arsenal.com/news/thank-you-sven

Të ngjashme