Lëndimi i Busquets nuk është aq serioz

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 10:17 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas fitores 0-4 ndaj Eibarit.

Tekniku spanjoll ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen dhe ka thënë se duhet të vazhdojnë kështu.

“Arritëm t’i mbajmë kundërshtarët larg zonës sonë, në fillim të ndeshjes kanë krijuar disa raste, pas asaj ne shënuam dhe bëmë një pjesë të dytë të mirë”.

“Kemi bërë gjëra të mira, por duhet të përmirësohemi. Jam i kënaqur që kemi bërë rezultate të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Lëndimi i Busquets? Nuk është aq serioz sa dukej në fillim. Në mesfushë kam shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Enrique.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme