Lëndimi e lë yllin e Realit 4 muaj larg fushës

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 16:24 | Nga

Reali i Madridit sipas tabloidit britanik “The Sun” do të humbasë për plotë 4 muaj shërbimet e ylli uellsian Gareth Bale.

Dëmtimi i fundit i pësuar në sfidën e Championsitit ndaj Sportingut të Lisbonës ishte i 15-ti për uellsianin që nga periudha që ka firmosur për Realin e Madridit.

Dëmtimi në ndeshjen ndaj skuadrës portugeze, rezultoi shumë më i rëndë sesa parashikohej fillimisht, me Baleqë ka vendosur të operohet për të lënë pas problemet në gjurin e këmbës së djathtë.

Në këtë mënyrë Bale do të operohet në Londër dhe për tu rikthyer sërish në fushë ka nevojë për 4 muaj për tu rikuperuar plotësisht, duke humbur në këtë mënyrë 21 ndeshje. Më lart keni dhe listën e ndeshjeve që do të mungojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme