Lewandowski lëndohet, mungon ndaj Anglisë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, ndaj Anglisë.

Sulmuesi i Bayern Munichut u lëndua në takimin ndaj Andorrës, të dielën mbrëma.

Sipas stafit mjekësor të Polonisë, Lewandowski ka pësuar një lëndim në gju.

Ndeshja Angli – Poloni luhet të mërkurën në orën 20:45. Sulmuesi 32-vjeçar është duke kaluar formë fantastike këtë edicion, ku me Bayern Munichun ka shënuar 42 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Të ngjashme