Lewandowski mungon 4 javë shkaku i lëndimit në ndeshjen ndaj Chelseat

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Është konfirmuar se Robert Lewandowski ka pësuar lëndim në përballjen e mbrëmshme ndaj Chelseat.

Bayern Munich fitoi 3-0 në takimin e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim te The Blues, derisa sulmuesi polak ishte në listën e golashënuesve.

Serge Gnabry i shënoi dy golat e tjerë, mirëpo Lewandowski nuk ka kaluar edhe aq mirë në Stamford Bridge.

Sulmuesi ka pësuar lëndim në minutat e fundit të takimit, ndërsa është konfirmuar se ai do të mungojë për katër javë te Bavarezët.

Klubi gjerman njoftoi në rrjetet sociale për lëndimin e polakut e vështirë se mund të jetë i pranishëm në përballjen e dytë që zhvillohet më 18 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme