Lista e gjatë e largimeve të lojtarëve nga Barcelona

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Shumë shitje dhe largime pritet të ndodhin në Camp Nou gjatë verës.

Erërat e ndryshimit ndihen në ajër në Barcelonë. Pas një sezoni zhgënjyes, Joan Laporta ka vendosur që të bëjë shumë shitje në klub gjatë verës.

Derisa vazhdimi me skuadrën i lojtarëve kyç si Sergio Busquets, Sergi Roberto, Gerard Pique dhe Lionel Messi varët nga shkurtimi i pagës se tyre për më pak se 50 për qind, Barcelona do të degjojë për oferta për të gjithë lojtarët e skuadrës. Madje edhe disa lojtarë, të cilët konsiderohen si të pazëvendësueshëm, mund të largohen nëse ka oferta të mira për ta.

Janë diku nëntë lojtarë e ardhmja të cilëve ju është treguar dera dhe kjo është arsyeja pse.

Neto

Përderisa kontrata e brazilianit zgjat deri më 2023, klubi ka vendosur ta shet atë që këtë verë, duke shikuar për ta zëvendësuar me ndonjë lojtarë nga të rinjtë e akademisë.

Junior Firpo

Pasi që ka bërë disa paraqitje për skuadrën e parë këtë sezon, klubi po shikon ta shesë atë gjatë verës.

Samuel Umtiti

Ka qenë një sezon i dobët nga francezi, i cili ka luajtur shumë pak edhe për shkak të lëndimeve dhe duket një lojtar krejt tjetër nga ai që ka qenë. Klubi do ta këtë të vështirë ta shes atë pasi që kontrata e tij skadon në vitin e 2023-ës dhe ka një pagë të lartë.

Matheus

Ai është njëri nga lojtarët prezenca e të cilit në skuadër është vështirë të shpjegohet. Klubi do të shikon ta shet atë gjatë kësaj vere.

Carles Alena

Ai rikthehet nga huazimi i tij në fund të sezonit. Ai është në kërkim të klubeve të tjera dhe Barcelona nuk do ta këtë të vështirë për ta shitur atë.

Philippe Coutinho

Barcelona e ka vënë në prioritet shitjen e brazilianit këtë verë, pasi që ka shpenzime të mëdha për ta mbajtur pavarësisht kohës për ta mbajtur atë.

Riqui Puig

Ai nuk ishte në gjendje që ta fitojë një vend në skuadrën e parë të gjithësecilit trajner. Situatë ideale do të ishte për Barcelonën qoftë ta shet atë apo edhe ta shet me një klauzolë.

Miralem Pjanic

I ardhur verën e kaluar, Pjanic ka vuajtur për të gjetur formën e tij në Camp Nou. Barcelona do të shikojë për ta shitur atë gjatë verës, por do të jetë e vështirë për ta bërë për shkak të çmimit të lart që ka dhe të gjetjes se një blerësi potencial.

Martin Braithwaite

Pasi kishte ardhur për një kohë të shkurtër, dëshira e tij për të qëndruar në klub, me një kontratë deri më 2024, do të jetë e vështirë për Barcelonën ta shet atë. Ndoshta nënshkrimi me ndonjë sulmues të tjerë do ia ndryshojë mendimin, por do ta kenë të vështirë ta shesin atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme