Liverpool i nis kontaktet për transferimin e Vinicius

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Liverpool e dëshiron sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, dhe i ka nisur kontaktet për transferimin e tij.

Të kuqtë e kanë kontaktuar brazilianin për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Jurgen Klopp e vlerëson shumë 19-vjeçarin, për të cilin Të Kuqtë janë interesuar edhe vitin e kaluar.

Liverpool, ashtu si edhe PSG, kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm për t’u larguar nga Madridi.

Vinicius ka shkëlqyer në këtë sezon duke shënuar katër gola në të gjitha garat.

Megjithatë, atij do t’i duhet të luftojë për një vend në formacion tani pas rikuperimit nga dëmtimet respektive të Eden Hazard dhe Marco Asensio.

Të ngjashme