Liverpool regjistron fitoren e pestë radhazi

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar serinë e fitoreve, duke regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi në Premier Ligë.

Liverpooli ka arritur që të shënoi fitore para fitozëve të vet ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14’të në kampionatin anglez, duke mbetur ende skuadra e vetme në Angli pa humbje.

Në ‘Anfield Road’, ‘Të Kuqtë’ shënuan fitore 2-1, falë dyshes së mbrojtjes Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk, të cilët shkëlqyen. Mbrojtësi anglez dhuroi dy asistime, të cilat në gol i shëndrroi mbrojtësi belg.

Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi qendërmbrojtësi, Lewis Dunk. Vlen të theksohet se Liverpooli ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 76’të, kur me të kuq u përjashtua portieri, Alisson Becker, pas prekjes së topit me dorë jashtë 16 metërshit.

Ndryshe, Liverpooli vazhdon kryesimin në tabelë me 40 pikë, me 11 pikë më shumë se skuadra e pozitës së dytë, Manchester City. Ndërsa, Brighton zë pozitën e 15’të me po aq pikë./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme