Liverpool e interesuar për mbrojtësin e Portos

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 12:09 | Nga

Skuadra angleze Liverpool po kërkon ta përforcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.

‘The Reds’, janë vënë në kërkim të një mbrojtësi cilësorë për ta vënë përkrah Dejan Lovrenit.

Sipas medieve angleze, Jurgen Klopp e ka gjetur mbrojtësin që i përshtatet lojës së tij dhe ai është Bruno Martins Indi.

Reprezentuesi holandez ka një kontratë me Porton deri në vitin 2019 dhe ka treguar paraqitje të mira në ‘Dragao’.

Për ta lënë të lirë ‘tulipanin’, Porto është duke kërkuar rreth 25 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme