Liverpooli kërkon 27.5 milionë euro për Shaqirin

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri është në mesin e katër lojtarëve që pritet të largohen nga Liverpooli këtë verë.

Klubi lider i Premier Leagues së Anglisë ia ka caktuar edhe çmimin Shaqirit, shkruan “Liverpool Echo” të dielën, transmeton Koha.net.

Liverpooli kërkon 27.5 milionë euro nga shitja e Shaqirit. Për Shaqirin në janar ishin interesuar Sevilla dhe Roma. Dy klubet kërkuan të huazonin reprezentuesin e Zvicrës, por trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ishte i vendosur të mbante gjithë lojtarët.

Shaqiri 28-vjeçar pritet të largohet në verë. Po ashtu pritet të largohen nga Liverpooli edhe Adam Lallana, Nathaniel Clyne dhe Dejan Lovren.

Të ngjashme