Liverpooli kërkon që ndeshja me Arsenalin të shtyhet

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Gjendja te Ligës Premier me rastet pozitive me COVID-19 nuk është e qetë, gjithashtu rastet e reja te Liverpool kanë lindur frikë.

The Reds njoftojnë përmes një deklarate se i kanë kërkuar zyrtarisht ligës që të shtyjë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao kundër Arsenalit.

Ky vendim për ndeshjen e së enjtes vije shkaku i rritjes së rasteve brenda klubit me coronavirus.

“Mund të konfirmojmë se është dorëzuar një aplikim për shtyrjen e gjysmëfinales së Carabao Cup të së enjtes, ndeshjes së parë me Arsenalin për shkak të një numri në rritje të rasteve të dyshuara pozitive me COVID-19 dhe disponueshmërisë së lojtarëve”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Dje (e martë) u anulua stërvitja e tyre e paraparë, duke mos rrezikuar më shumë që të përhapen rastet brenda skuadrës.

Të ngjashme