Liverpooli synon Wernerin në janar

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Evropës, Liverpooli po insiston në transferimin e sulmuesit gjerman Timo Werner gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të enjten gazeta britanike “Daily Express”.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po e kërkon me çdo kusht transferimin e Wernerit që e sheh si përforcim të rëndësishëm për ekipin e tij. Liverpooli tashmë ka kontaktuar RB Leipzigun, ekip me të cilin Werner ka kontratë deri në viitn 2023, transmeton Koha Ditore.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 65 milionë euro dhe Liverpooli është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim të tillë për shërbimet e 23-vjeçarit. Werner këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 14 ndeshje në të gjitha garat si dhe është reprezentues i Gjermanisë.

Të ngjashme