Liverpooli vendos çmimin Shaqirit, pesë skuadra e duan yllin nga Kosova

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri pritet që të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi nga Kosova do të largohet nga Liverpooli pas dy viteve të kaluara në Anfield.

28-vjeçari e nisi për mrekulli aventurën te Liverpooli, ku në vitin e tij të parë pati paraqitje të shumta dhe arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Por këtë edicion Shaqiri ka vuajtur nga lëndimet, ku ka vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë.

Jurgen Klopp nuk llogarit në shërbimet e kosovarit për edicionin e ardhshëm dhe Liverpooli tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

The Reds duan të fitojnë 27 milionë euro nga shitja e Shaqirit, për të cilin kishin paguar 14,5 milionë dy vite më parë.

Sevilla, Roma, Hoffenheim, Schalke 04 dhe Galatasaray janë pesë skuadrat e interesuara për ish-anëtarin e Baselit e Bayernit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme