Lojtarët e Stoke “masakruan” këmbën e Lacazette

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 17:17 | Nga

Rikthimi i Alexandre Lacazette është bërë me një luftë të madhe të sulmuesit për të pasur sukses.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit kundër Stoke Cityt të dielën por duket se sulmuesi francez ka qenë në një luftë me lojtarët e Stoke.

Ai bashkë me Aubameyang bën të mundur që Arsenal ti fitonte tri pikët e radhës por si duket kjo luftë e francezit nuk ka mbetur edhe pa shenja.

Ai ka treguar këmbën e tij që duket se është si e prerë nga ndërhyrjet që shkaktuan në të lojtarët e Stoke.

Lacazette i ka treguar këto shenja pas ndeshjes me Stoke, konkretisht të nesërmen.

Tifozët e Arsenalit e mirëpriten rikthimin e tij me një panel të madh në duar ku shkruante, “Laca është kthyer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme