Lojtarët e Valencias shërohen nga Coronavirusi

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë lojtarë të Valencias dhe trajnerë që ishin infektuar me koronavirus dy javë më parë, janë shëruar, shkruan gazeta “Marca”.

Të dhjetë kanë rezultuar negativ. Ndërkohë Valencia ka testuar sërish edhe lojtarët tjerë, që po ashtu kanë dal negativ.

Eliaqum Mangala, Ezequiel Garay dhe Jose Gaya ishin në mesin e lojtarëve të Valencias që rezultuan me koronavirus. Emrat e tjerëve janë mbajtur sekret. Valencia është ndër klubet që u godit më së rëndi nga koronavirus.

Të ngjashme