Man City e Man United po ‘luftojnë’ kokë më kokë për Fredin

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 08:53 | Nga

Edhe Manchester United ka hy në garë për Fredin.

Sipas Mirror, mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, është objektivi kryesor i dy skuadrave nga Mancesteri, Manchester City dhe Manchester United.

City ka kohë që kërkon brazilianin, ishte afër ta transferojë edhe në afatin kalimtar të janarit, ndërsa tani në garë ka hyrë edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Negociatat pritet të jenë të vështira pasi Shakhtari pritet të përfitojë më shumë se 50 milionë funte nga beteja mes City e United.

Të ngjashme