Man Utd – Liverpool, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të ndeshen mes vete në derbin e zjarrtë anglez të vlefshëm për javën e nëntë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Redsave në ndeshjen më të madhe në futbollin anglez e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Kloppit ka tetë fitore nga po kaq ndeshje dhe udhëtojnë për fitoren e nëntë radhazi.

View image on Twitter

Trajnerët e të dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man UtdDe Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Tuanzebe; McTominay, Fred; James, Pereira, Young; Rashford; 

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Mane, Origi, Firmino;/T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme