“Manchester City tentoi ta transferojë Lukakun në vitin 2020”

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Federico Pastorello, agjenti i Romelu Lukakus, ka zbuluar se Manchester City tentoi që ta blejë sulmuesin e Chelseat në vitin 2020.

Ai në një intervistë për The Telegraph tha: “Besoj se mund të them duke mos e shqetësuar askënd se Manchester City trokiti për Lukakun nëj vit më parë“.

“Gjatë pandemisë, ishte e vështirë të fluturosh në vende të ndryshme dhe të takosh njerëz. Nisi gjithçka në mënyrë serioze dhe objektiv të qartë, por më pas ndryshuan mendjen se nuk mund të bëjnë një lëvizje të tillë atë kohë”.

“Ishte shumë e vështirë që të largohet pas vitit të parë, ai nuk e fitoi Ligën, diçka që e dëshironte me Interin, dhe do të ishte i pamundur largimi i tij, derisa më pas ata (City) u fokusuan në Harry Kane këtë verë”. 

Të ngjashme