Manchester Unitedi synon transferimin e Van de Beekut në janar

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek në afatin kalimtar të janarit, raporton ESPN.

Ole Gunnar Solskjaer është optimist se një marrëveshje për holandezin mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Van de Beek, që ka shënuar tetë gola në 26 paraqitje këtë sezon, mund të kushtojë rreth 58 milionë euro.

E për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe disa top skuadra të tjera.

Të ngjashme